Ambasada e Hungarisë në Kosovë përkujton gjeneralin Hunyadi Janos:

0%

Sot, në historinë hungareze, përkujtohet vdekja e Hunyadi János, i cili, sipas legjendës, vdiq në këtë ditë të vitit 1456 nga një epidemi murtajeje që shpërtheu pas fitores së tij të madhe në Betejën e Nandorfehervar (Beograd). “Eshtrat e Hunyadit u varrosën në Katedralen e Shën Mihalit në Gyulafehervar, e ndërtuar në periudhën e dinastisë Arpad.

Megjithatë, varri i tij u dëmtua vazhdimisht nga plaçkitësit osmanë, tatarë të Krimesë dhe vllehë gjatë shekullit XVII, në periudhën e trazirave të historisë së Transilvanisë. Me vdekjen e Hunyadi Janos, Hungaria humbi një nga gjeneralët e saj më të mëdhenj, i cili ia kushtoi pothuajse tërë jetën, pasurinë dhe aftësitë e tij politike e ushtarake mbrojtjes së kufijve jugorë të Hungarisë.

Përveç një shtatoreje në Prizren, Hunyadi paraqitet edhe në një prej vitrazheve të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. Fytyra e tij shihet mbi supet e aleatit të tij, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, thuhet në njoftimin në Facebook të Ambasadës së Hungarisë në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot