Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vepra penale që lidhen me narkotikët. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer rreth orës nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj dhe Stacionin Policor në Ferizaj.
Gjatë verifikimit është konstatuar se i dyshuari kërkohej përmes INTERPOL-it, bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Ai kërkohej për veprën penale që lidhet me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Me urdhër të prokurorit kompetent, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejme ligjore do të vazhdojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
