Aktakuzë ndaj katër ish-zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës,

0%

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave me inicialet B.R., B.H., R.Q. dhe N.L., nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, dyshohet se gjatë periudhës nga 2 gushti 2017 deri më kanë tejkaluar kompetencat e tyre dhe nuk kanë përmbushur detyrat zyrtare lidhur me kontratën “Mirëmbajtja e Urave në Rrugët Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për vitet 2017–2019”.

Prokuroria pretendon se aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar me vlerë të parashikuar prej 500 mijë eurosh, ndërsa në fund janë realizuar pagesa në vlerë totale prej 5 milionë e 377 mijë e 58 euro. Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik dhe rregullat për shpenzimin e parasë publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, dyshohet se janë nënshkruar dhe certifikuar raporte të punimeve me sasi shumëfish më të larta se ato të parapara në dosjen e tenderit, pa aneks-kontratë, pa procedurë të re prokurimi dhe pa verifikim të rregullt nga komisioni për pranimin e punëve.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që, krahas dënimit për veprën penale, të pandehurve t’u shqiptohet edhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com