Shkëndija – Hibernian luhet sonte nga ora në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Skuadra skoceze hyn në këtë përballje me avantazh, pasi të enjten e kaluar në Edinburg fitoi 2:1 ndaj Shkëndijës.
“Prandaj, Shkëndija duhet, por patjetër duhet të fitojë, madje me dy gola diferencë, nëse dëshiron të sigurojë një tjetër kualifikim në play-off të një kompeticioni evropian. Sonte ekipi nga Tetova duan një “përsëritje” të asaj që ndodhi me Bravon në raundin e dytë. Edhe atëherë, para ndeshjes së kthimit, Shkëndija kishte humbur 2:1, por fitoi 3:1 dhe u përball më pas me Hibernianin.
Le të ndodhë kështu edhe tani. Shkëndija, duke qenë se, njësoj si sezonin e kaluar, ka mbetur e vetme nga klubet tona në Evropë, ka nderin të luajë dhe të fitojë për të ngritur koeficientin e futbollit maqedonas.
Shkëndija tregoi edhe në Edinburg, pavarësisht humbjes, se ka lojë, ka cilësi dhe se mund të përballet denjësisht me skuadrën e fortë skoceze, e cila të dielën fitoi në transfertë ndaj Glasgow Rangers. Por edhe Shkëndija është në një atmosferë shumë të mirë, pasi triumfoi në superderbin ndaj Vardarit, pikërisht në Arenën e Shkupit.
Lajm i mirë për trajnerin Pollozhani është se mund të llogarisë në të gjithë potencialin e skuadrës, me përjashtim të Babucar Gajes. Kësaj radhe nuk do të ketë nevojë të bëjë ndryshime të shumta në formacion, siç ndodhi në Skoci. Në dispozicion janë Dimoski dhe Trumçi në krahët e mbrojtjes, ndërsa Meliçi dhe Manevi në qendër të mbrojtjes.
Me këtë, Zejnullai, Islami, Freitasi dhe Ramadani lirohen nga detyrat strikte mbrojtëse”, – k a shkruar media maqesonase ”Sportsport”. Të kujtojmë se ndeshja mund të ndiqet edhe drejtpërdrejt në MTV 2, ndërsa drejtësinë në këtë takim do ta ndajë Bulat Sarijev nga Kazakistani.
