Aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës,

0%

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave, B.R., B.H., R.Q. dhe N.L., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas njoftimit të datës , të pandehurit gjatë periudhës nga deri më , në Prishtinë, në cilësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, dyshohet se kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore dhe nuk kanë përmbushur detyrat zyrtare lidhur me inicimin, prokurimin, menaxhimin, autorizimin, certifikimin dhe pagesën e kontratës publike “Mirëmbajtja e Urave në Rrugët Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për vitet 2017–2019”.

Prokuroria Speciale pretendon se të pandehurit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, Rregulloren dhe Udhëzimin Operativ për Prokurim Publik, si dhe me Rregullën Financiare për Shpenzimet e Parasë Publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas aktakuzës, aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar me një vlerë të parashikuar prej 500 mijë eurosh, ndërsa në fund janë realizuar pagesa në shumën totale prej 5,377,058.07 eurosh.

“Janë nënshkruar dhe certifikuar raporte të punimeve me sasi shumëfish më të larta se ato të parapara në dosjen e tenderit, pa aneks-kontratë, pa procedurë të re të prokurimit dhe pa verifikim të rregullt nga komisioni i pranimit të punëve” – thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, këto veprime dyshohet se janë kryer në kuadër të menaxhimit dhe realizimit të kontratës për mirëmbajtjen e urave në rrugët nacionale dhe rajonale të Kosovës për periudhën 2017–2019.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që, krahas dënimit për veprën penale, ndaj të pandehurve të shqiptohet edhe dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Burimi: Kallxo