30 për qind bursë për ish-studentët e UBT-së në programet më

0%

UBT po u ofron të gjithë të diplomuarve të tij një mundësi të veçantë për të vazhduar rrugëtimin akademik dhe profesional, duke përfituar 30% bursë për studimet Master në UBT . Në një treg pune që po ndryshon me shpejtësi, avancimi i vazhdueshëm profesional po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Për këtë arsye, ish-studentët e UBT-së kanë mundësinë të rikthehen në universitet për të thelluar njohuritë, fituar specializime të reja dhe zhvilluar kompetenca të avancuara, tashmë me një përfitim të veçantë prej 30% bursë.

Kjo mundësi vlen për programet Master të UBT-së , të cilat përfshijnë disa nga fushat më të kërkuara dhe inovative të tregut bashkëkohor, duke u dhënë të diplomuarve mundësinë të zgjedhin një program që përputhet me profesionin, interesat dhe objektivat e tyre të karrierës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Programet Master në UBT përfshijnë: Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi FinTech dhe Menaxhimi i Inovacionit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment Inxhinieri e Mekatronikës Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë Inxhinieri e Trafikut dhe Transportit Inxhinieri e Energjisë dhe Mjedisi Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor E Drejta Penale E Drejta Civile dhe Pronës E Drejta Komerciale Gjuhë, Media dhe Komunikim Politika Publike dhe Menaxhim Shkenca Politike Studime të Sigurisë Psikologji Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit Shëndet Publik dhe Menaxhim Biokimi Shkencat Paramjekësore Agrikulturë dhe Mjedis Shëndet dhe Aktivitet Fizik Përmes programeve të orientuara drejt inovacionit dhe nevojave të tregut, UBT synon që studentët Master të fitojnë jo vetëm njohuri të avancuara akademike, por edhe kompetenca profesionale të aplikueshme në praktikë.

Për ish-studentët e UBT-së, kjo është mundësia për ta vazhduar aty ku e nisën – duke e kthyer përvojën universitare në një nivel të ri profesional. Regjistrohu sot dhe përfito 30% bursë!

Burimi: Telegrafi