U përplas nga një autobus në rrugën Delvinë-Sarandë, ndërron jetë në

0%

Ka humbur jetën Agim Vocka, 65-vjeçari, i cili u aksidentua rëndë paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë. Sipas informacioneve, 65-vjeçari u përplas nga një autobus pranë kthesës së fshatit Bajkaj. Pas aksidentit, ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku mjekët konstatuan se kishte pësuar traumë të rëndë në kokë.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, u vendos që Vocka të transportohej me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë trajtim të specializuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, 65-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për ngjarjen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot