Skender Llugiqi përfundon në ndalim 48-orësh pas kërcënimit ndaj

0%

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për arrestimin e Skender Llugiqit, i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndërkohë, Prokuroria Speciale ka njoftuar se personi me inicialet S.LL. është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “Kanosja”.

Sipas Prokurorisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, po ndërmerren të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme hetimore. Hetimet synojnë sqarimin dhe vërtetimin e plotë të rrethanave të rastit që ndodhi të mërkurën në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Arrestohet i dyshuari për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt, Prokuroria ndërmerr veprime urgjente – Policia autorizohet ta identifikojë të dyshuarin

Burimi: sinjali.com