Vëllaznimi i Gjakovës duket se po organizohet më mirë për edicionin e ri në elitën e basketbollit të Kosovës. Duket se gjakovarët kanë mësuar nga dështimi në edicionin e kaluar dhe me synime që mos t’i përsëritet ajo që iu ndodhi gjatë edicionin që e lamë pas, vazhdojnë me përforcime që të jenë më të denjë për secilin ekip.
“Fatlind Shoshaj është lojtari më i ri që i bashkohet ekipit tonë për sezonin e ri. Organizatori 23-vjeçar vjen në Gjakovë pas një karriere edhe përtej kufinjve të Kosovës.
Belgjika ishte një prej ndalesave të rëndësishme të Shoshajt, ku u zhvillua te Kangoeroes Mechelen dhe pati paraqitje në BNXT League, ndërsa eksperienca e tij ndërkombëtare përfshin edhe kompeticionin prestigjioz evropian – FIBA Europe Cup.
Në basketbollin kosovar, Shoshaj ka qenë pjesë e Pejës duke fituar titull kampioni të Kosovës dhe Sigal Prishtinës, ndërsa ka luajtur edhe në Ligën Ballkanike. Tani një kapitull i ri. Shoshaj vjen për të sjellë shpejtësi, organizim dhe energji në skuadrën e Vëllaznimit”, t huhet nga KB Vëllaznimi.
