Prokuroria Speciale ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin S.Ll., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale – nxitja e përçarjes dhe mosdurimit, dhe – kanosja. S.Ll. është i arrestuari që dyshohet se gjatë vizitës së tij në Kuvend sot, më , e kërcënoi Ramush Haradinajn, ish-kryetarin e Aleancës.
“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizaur dhe Krimeve të Rënda, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit dhe vërtetimit të plotë të rrethanave të rastit të ndodhur të mërkurën, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.” – thuhet në .
Deklaratat e tij kundër Haradinajt, i dyshuari i bëri në ditën e tretë të vizitës së mërgimtarëve në Kuvendin e Kosovës. Lideri i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj këtyre deklaratave kundër bashkëpartiakut të tij, Ramush Haradinajt.
Sipas Gjinit, thirrjet vëllavrasëse në shtëpinë e ligjit nuk janë të rastësishme, ato janë produkti i saktë i një platforme mbi dhjetëvjeçare propaganduese.
