Sipas raportimeve të Marca , Jose Mourinho ka luajtur një rol vendimtar në transferimin e Marc Cucurellas te Real Madridi, duke ia propozuar personalisht emrin e spanjollit drejtuesve të klubit. Trajneri portugez thuhet se ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke kërkuar që klubi të mos shqyrtonte alternativa të tjera për përforcimin e krahut të majtë.
Kjo bindje e Mourinhos bëri që Real Madridi të lëvizte shpejt për transferimin e Cucurellas nga Chelsea, në një marrëveshje që kapte vlerën e 60 milionë eurove. Mourinho nuk u mjaftua vetëm me rekomandimin e tij.
Raportohet se ai e kontaktoi personalisht Cucurellan, duke i shpjeguar rëndësinë që do të kishte mbërritja e tij në projektin e ri të Real Madridit dhe rolin që e priste në skuadër. Zgjedhja e trajnerit portugez mund të rezultojë një goditje e madhe për klubin madrilen.
Cucurella zhvilloi një Botëror fantastik në vitin 2026, duke qenë një nga lojtarët vendimtarë të Spanjës në rrugëtimin drejt triumfit dhe fitimit të titullit botëror. Mourinho vlerëson veçanërisht forcën fizike, intensitetin dhe punën e palodhur të Cucurellas, krahas cilësive të tij teknike.
Pikërisht këto karakteristika duket se e kanë bindur portugezin se spanjolli ishte profili ideal për krahun e majtë të Real Madridit.
