Lideri i Dinamos në infermeri

0%

Ndërsa Dinamo do të zbres nesër në fushë kundër Auda, ndeshja e kthimit në raundin e 3-të të Conference League, lideri i mbrojtjes, Naser Aliji ka shpërndarë një “story” në rrjetet sociale, e ku tregon praninë në klinikën e Kombëtares. Qendërmbrojtësi 32-vjeçar ishte duke u trajtuar për muskujt e kofshës, në pamjen e prezantuar.

Gjithsesi ky detaj nuk ka pse të shqetësoi aspak tifozët dinamovitë, pasi Aliji ndodhet në gjendje shumë të mirë fizike, gati për duelin me Auda në “Elbasan Arena”. Kryeqytetasit e humbën ndeshje e parë në Letoni me shifrat 0 – 1, ndërsa do kërkojnë përmbysjen dhe kualifikimin në tokën shqiptare.

Burimi: Bota Sot