Çitaku – mërgimtarëve në Kuvend: Është derdhur gjak që Kosova me pas

0%

Shpërndaje në: Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka pasur një fjalim brenda sallës së Kuvendit ku ishin të pranishëm disa mërgimtarë, e nga ku kërkoi që të thirret vazhdimi i seancës konstituive. Në momentin kur Çitaku po mbante fjalim e pranishme ishte edhe ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.

Deputetja u shpreh se “ne këtu jemi deputetë të zgjedhur, por dyert për ne janë të mbyllura”. Në këtë moment i ndërhyri Haxhiu, duke ironizuar “të hapura, të hapura janë”. “Po më vjen mirë që janë hapur për juve. Kuvendi nuk është thjesht objekt, nuk është ndërtesë me tulla, është institucion. Kam qenë në këtë ulëse e ulur ditën kur u shpall Pavarësia e Kosovës.

Është derdh gjak, mund, djersë, sakrificë që Kosova me pas institucione. Nuk guxojmë me u sill sikur s’po ndodh asgjë”, u shpreh Çitaku, teksa një zë pas saj bënte thirrje për ta ftuar seancën nga kryesuesi Avni Dehari. VIDEO: Edhe Arbëri 15 dhj 2025 Beteja për votën e mërgatës Është dita e tretë që sot Kuvendi është i hapur për vizitorë nga diaspora.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sot në sallën e Kuvendit kanë hyrë deputetët e PDK-së dhe Aleancës duke bërë thirrje që të vazhdohet seanca konstituive.

Burimi: Koha