PAMBARIMISHT Është diçka më e vjetër se sa fjala E ngjizur në fillim të fillimit Kur parajsa ende nuk kishte emër Një frymë që lindi kohën dhe i fali jetë.
RR ËFIMI Trupi i një mëkatari u kërrus sikur të kishte përtypur dy herë të njëjtën kafshatë Mes tij dhe Atij një fjalë shpirti Mbi librin e shenjtë tha tri herë besoj në Zot I veshur me falje u kthye të ngjyrosë në tavolinën e vet trohat e kohës së mbetur.
BORXHI I PASHLYER Populli im nuk e deshi luftën ai e dinte se sa të shtrenjta janë veshjet e saj Sa herë që historisë i ra lapsi nga dora toka ia përpiu këmbët duart ia gurëzoi vreshtave të gjyshërve Atyre që vriteshin me plumbin e parë me dhëmbë ua përvjelte mëngët I rritur livadheve të veta në asnjë atdhe tjetër nuk e ktheu kokën.
OBORRTARI Në sofra ulej pa i larë duart Për rrënjët e tij kërkonte tjetër tokë Deri në fund të botës i shkoi pas të djeshmes t’i thotë diçka në vesh Sytë e tij ngjanin si litarët. PA TAKT Në shtëpinë time janë shpeshtuar kollitjet Trupi nuk u bindet viteve Goja po rri më gjatë hapur për moshën që ka Dashnoret e fqinjit përballë nuk po më thirrin në emër Dorës gishtat iu janë bërë barrë.
