AUV: Uji në Shkup është i sigurt për pije, qytetarët nuk duhet të

0%

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka mohuar dezinformimin e përhapur në publik se uji nga sistemi i furnizimit me ujë të Shkupit është i pasigurt për t’u pirë për shkak të pranisë së supozuar të bakterit Escherichia coli.

“Si institucion përgjegjës, informojmë opinionin se AUV ende nuk ka marrë një njoftim nga kompania publike e shërbimeve të Shkupit për një rezultat të pakënaqshëm nga testimi laboratorik i ujit të pijshëm, që është detyrimi i tyre ligjor, në bazë të të cilit do të lëshohej një ndalim për përdorimin e tij. Qytetarët nuk duhet të kenë frikë.

Uji nga ujësjellësi i qytetit në Shkup është i sigurt për t’u pirë dhe për t’u përdorur”, thonë nga AUV.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi