Skuadra e Interit ka gjetur zëvendësuesin e mbrojtësit, Denzel Dumfries. Siç raporton gazetari, Fabrizio Romano – skuadra italiane ka arritur marrëveshje me mbrojtësin anglez, Djed Spence. Klubi italian do t’i paguajë Tottenham Hotspurit shifrën prej 31 milionë euro. Spence shihet si profil i ngjashëm me Dumfries, i cili është transferuar te Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.
Burimi:
Bota Sot
