Arbitri somalez në histori, i pari jo europian në finalen e Superkupës

0%

Arbitri somalez në histori, i pari jo europian në finalen e Superkupës! Arbitri somalez, Omar Artan do të drejtojë ndeshjen e Superkupës mes Paris Saint-Germain dhe Aston Villa-, dy muaj pasi iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara për të gjykuar në Kupën e Botës. 34 vjeçari u ndalua në aeroportin e Miami dhe u kthye pas për shkak të lidhjeve të pretenduara nga agjentët amerikanë të doganave me “anëtarë të dyshuar të organizatave terroriste”, gjë që e bëri atë një “kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Si një zyrtar shumë i vlerësuar, i cili u shpall arbitri i vitit 2025 në Afrikë, Omar Artan tha në atë kohë se “ëndrra më e madhe e jetës u shkatërrua”, duke mohuar akuzat. Vendimi për të mos e lejuar të hynte shkaktoi zemërim dhe kritika ndaj administratës Trump dhe FIFA për dështimin në përmbushjen e premtimeve për gjithëpërfshirje në Kupën e Botës 2026.

Ai u prit si hero kur u kthye në atdheun e tij, Somali, dhe pak ditë më vonë iu besua nga UEFA drejtimi i ndeshjes së parë të madhe të sezonit në futbollin europian. Në këtë mënyrë, mbrëmjen e sotme në Salzurg, 34 vjeçari do të shkruajë historinë, por do të ketë mundësinë e jetës për një hakmarrje personale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot