Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së në një takim që do të mbahet nesër në orën , në selinë e parties. Sipas burimeve të kp, Abdixhiku ua ka dërguar deputetëve një mesazh, përmes të cilit u ka kërkuar që qëndrimet dhe diskutimet për zhvillimet aktuale ti mbajnë brenda organeve të partisë.
“Të nderuar, Ju ftoj për takim të përbashkët, nesër, në ora , në Selinë e LDK-së. Ju lus, po ashtu, që qëndrimet dhe diskutimet t’i mbajmë brenda organeve të partisë, duke respektuar rendin dhe përgjegjësinë tonë partiake.
Në këto kohë të rëndësishme për vendin, është e domosdoshme që LDK të flasë me një zë; pasi t’i ketë diskutuar çështjet, peshuar me kujdes dhe dakorduar plotësisht qëndrimet e saj. Nesër takohemi, diskutojmë hapur dhe përcaktojmë së bashku rrugën përpara. Shihemi, Lumiri” , thuhet në mesazhin e Abdixhikut.
Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti janë takuar tri herë në përpjekje për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, por pa rezultate deri më tani.
Vazhdimi i seancës konstituive është ndëprerë të shtunën me kërkesë të kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe pas ekskalimit të situatës në seancë gjatë gjuajtjes me vezë Albin Kurtin nga deputetja e Alenacës, Time Kadrijaj. Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.
