Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, u paraqit nga minuta e 46-të në fitoren e Juventusit me rezultat 2:0 ndaj Palermo. Zhegrova bëri paraqitje të mirë, kësisoj janë gati për edicionin e ri në Serie A. Trajneri i Juves, Luciano Spalletti, ka testuar shumë futbollistë në përballje me Palermon. Golat i realizuan Yilldiz (44’) e Milik (87’).
“Juve e përmbyll turneun në Perth me një fitore ndaj Palermos, falë golave të Yildizit dhe Milikut, i cili e gjen sërish rrugën e rrjetës pas tre vitesh dhe përqafohet nga shokët e skuadrës.
Bardhezinjtë zbresin në fushë me katërshen sulmuese të përbërë nga Kenani (kapiten), Allajbegoviqi, Konseisao dhe Kolo Muani: një sinjal ky edhe për kampionatin Kështu, Juventusi i përfundon ndeshjet miqësore, në pritje të sfidës brenda skuadrës dhe me një bilanc prej katër fitoreve, një barazimi dhe vetëm një humbjeje, atë kundër Interit” < ka shkruar media italiane “Tuttosport”.
