Policia e Kosovës ka publikuar njoftim për kërkimin e Vezir (Ramush) Hazirajt, i lindur më , i cili dyshohet se është i përfshirë në një rast të “vrasjes në tentativë”. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më , në fshatin Orrobërd-Istog. Policia bën të ditur se personi i dyshuar është i armatosur.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij që të kontaktojnë autoritetet dhe të mos ndërmarrin veprime vetë, për shkak të rrezikut të mundshëm. Çdo informacion mund të raportohet në: 192; 0800 19 999; ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”; si dhe në adresën elektronike info@kosovopolice.com .
Policia e Kosovës apelon te qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që personi i kërkuar të lokalizohet dhe rasti të trajtohet në përputhje me ligjin. / Telegrafi
