PDK i kërkon Deharit ta thërrasë nesër vazhdimin e seancës

0%

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i është drejtuar me kërkesë zyrtare Avni Deharit, në cilësinë e kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, që nesër, më , ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sipas PDK-së, moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese, por tejkalimi i këtij afati nuk e shuan detyrimin për përfundimin e procesit konstituiv. Partia ka kërkuar që vazhdimi i seancës të thirret pa vonesa të mëtejshme dhe deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit për të cilin kanë marrë besimin e qytetarëve.

PDK ka paralajmëruar se, pavarësisht nëse Dehari e thërret ose jo seancën, deputetët e saj do të jenë nesër, më 12 gusht, në orën në sallën e Kuvendit. Sipas tyre, në atë orë përmbushet edhe 48-orëshi i dytë për vazhdimin e seancës sipas rregullores.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

PDK u ka bërë thirrje edhe grupeve të tjera parlamentare dhe deputetëve të zgjedhur që të jenë të pranishëm në Kuvend, duke thënë se me këtë duhet të dëshmojnë gatishmërinë politike dhe vullnetin për përmbushjen e mandatit të marrë nga qytetarët. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com