Liga e Kampionëve ka ardhur në fazën e fundit para nisjes së plotë të saj. 14 skuadra do të luftojnë për të zënë 7 pozitat që kualifikojnë në fazën e ligës së kësaj gare, krah skuadrave elitare. Befasitë e mëdha janë NEC Nijmegen, Sabah dhe Celje që luajnë në play-off për herë të parë, si dhe Levski Sofia dhe Hapoel Beer Sheva që rikthehen pas një kohe të gjatë.
Ndeshje e rëndësishme pritet të jetë ajo mes dy skuadrave të mëdha evropiane, Fenerbahçes dhe Lyonit. Këto janë ndeshjet e play-offit, të cilat luhen më 18 dhe 19 gusht, ndërsa ato të kthimit më 25 dhe 26.
