Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi të hënën pasdite në fshatin Janiqishtë të Malishevës ka përfunduar tragjikisht, pasi drejtuesi i një motoçiklete ka ndërruar jetë disa orë pas përplasjes, mëson Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima që humbi jetën është Jetmir Sopi 30-vjeçar, ndërsa në aksident ishte përfshirë edhe Durim Bytyqi, i cili po drejtonte një veturë Volkswagen Golf. Aksidenti ndodhi më 10 gusht, rreth orës , derisa Sopi po lëvizte me motoçikletë nga Malisheva në drejtim të fshatit Shkozë.
Sipas informacioneve të rastit, kur kishte arritur në Janiqishtë, në një pjesë të rrugës me kthesë në të djathtë, motoçikleta dyshohet se ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur ballë për ballë me Golf-in që drejtohej nga Bytyqi. Të dy personat e përfshirë në aksident janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Por, rreth orës të 11 gushtit, familja është njoftuar nga mjeku kujdestar se Jetmir Sopi kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetimet për aksidentin po vazhdojn Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
