Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për tentim-vrasjen në Ferizaj –

0%

Sinjali ka mësuar identitetin e personave të dyshuar për përleshjen e rëndë që ndodhi pas mesnatës në qendër të Ferizajt, ku një person pësoi lëndime të rënda dhe u transferua në QKUK. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në këtë rast si të dyshuar figurojnë Dionis Avdyli rreth 21-vjeç, Edian Avdyli rreth 22-vjeç, Armend Nuhaj rreth 39-vjeç dhe Orges Avdyli, ndërsa viktimë është Sh. A..

Ngjarja ndodhi rreth orës të 11 gushtit, në rrugën “12 Qershori”, në hapësirën mes kafiterive “0290 Bar” dhe “Dritarja”, ku Policia ishte alarmuar për një rrahje në zhvillim. Përleshja përfundoi me tre persona të lënduar – Dionis Avdyli, Armend Nuhaj dhe Sh. A..

Ekskluzive| Përleshje e rëndë mes disa personave në Ferizaj – njëri me lëndime të rënda dërgohet në QKUK A. pësoi lëndime të thella dhe, për shkak të gjendjes së tij, u transferua në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. Policia ka intervistuar personat e dyshuar që janë siguruar, ndërsa njëri prej tyre nuk është lokalizuar ende.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimeve për “Vrasje të mbetur në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com