Ekskluzive| Përleshje e rëndë mes disa personave në Ferizaj – njëri

0%

Një përleshje e rëndë mes disa personave ka ndodhur pak pas mesnatës në qendër të Ferizajt, ku tre persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa njëri prej tyre është dërguar me urgjencë në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda. Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 11 gusht, rreth orës , në rrugën “12 Qershori ”, në hapësirën mes lokaleve “ 0290 Bar ” dhe “ Dritarja ”.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në përleshje dyshohet se janë përfshirë D.A. rreth 21 vjeç, E.A. rreth 22 vjeç, A.N. rreth 37 vjeç dhe O.A., ndërsa viktimë e rastit është Sh.A.. Policia është njoftuar për një rrahje në zhvillim dhe në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë reaguese dhe hetuesit. Si pasojë e përleshjes, lëndime kanë pësuar D. A., A. N. dhe Sh. A..

Gjendja më serioze ka qenë e A.. Për shkak të lëndimeve të thella, ai është transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Personat e dyshuar që janë siguruar nga Policia janë intervistuar nga hetuesit, ndërsa njëri prej të dyshuarve nuk është gjetur dhe vazhdon të kërkohet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimeve për dy vepra penale: “ Vrasje e mbetur në tentativë ” dhe “Pjesëmarrje në rrahje ”. Rasti tashmë i është referuar Njësisë së Hetimeve për veprime të mëtejshme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com