Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka ftuar kryetarin e kësaj partie, Bedri Hamzën, dhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të bëjnë koalicion, siç thot ai, për mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Mustafa u shpreh i gatshëm të japë të gjithë përvojën e tij për këtë bashkim, duke bërë thirrje që, siç ka thënë ai, të lihen mënjanë egot dhe fjalët e ndezura të së kaluarës. “Ju ftoj të uleni në një tryezë. Jo si kundërshtarë, jo si rivalë, por si burra shteti që kanë për detyrë t’ua lënë fëmijëve tanë një Kosovë më të mirë”- ka shkruar deputeti i PDK-së.
Duke shprehur keqardhje për, siç ka thënë, tryezën e Kuvendit bosh dhe Qeverinë ende të paformuar pas më shumë se katër muajsh, ai ka kujtuar koalicionin PDK-LDK, për të cilin, sipas tij, shumëkush thoshte se nuk do të zgjaste për shkak se inatet ishin të mëdha dhe diferencat të pakapërcyeshme.
Mirëpo, siç ka thënë ai, këto dy parti atëherë vendosën të mos i dëgjonin zërat e dyshimit, por të dëgjonin zërin e atdheut. “E shpallëm Pavarësinë e Kosovës. Ato duar që kishin mbajtur pushkën, ato duar që kishin shkruar peticione e kishin fshirë lotët për të rënët, nënshkruan aktin më të shenjtë të historisë sonë shtetërore.
Ndërtuam autostradat që sot lidhin Kosovën me bregun e Adriatikut, i dhamë frymë ekonomisë sonë dhe afruam njerëzit. Bëmë shkolla, spitale e ura”- ka theksuar deputeti.
Ndërsa, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, pas takimit të përfaqësuesve të partive parlamentare për përgatitjen e seancës konstituive të Kuvendit kishte thënë se qëndrimi i PDK-së mbetet i qartë: “Ne do të jemi në opozitë”.
E Bedri Hamza kishte deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit është shkelje e Kushtetutës, mosrespektim i aktit më të lartë juridik, cenim i demokracisë dhe marrje në dorë e institucioneve në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore. Ofertën e Kurtit për PDK-në ai e quajti joserioze dhe lojë për blerje të kohës dhe bartjen e përgjegjësisë te partitë e tjera.
“Fare, fare s’ka seriozitet nga Kurti. Ftesat janë për të blerë kohë dhe për t’ia faturuar fajin dikujt tjetër pse po shkojmë në zgjedhje. Nëse vendi shkon në zgjedhje, adresa është Albin Kurti dhe Vetëvendosje. Po hyjmë në një fushë të panjohur”- kishte thënë ai.
Glauk Konjufca, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se zgjatja e konstituimit të Kuvendit “nuk është dramatike”. Sipas tij, konstituimi mund të zgjasë më shumë e ka ftuar t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese ata që mendojnë më ndryshe.
Ndërkohë , Rregullorja e Punës e Kuvendit të Kosovës , e miratuar më , kur kryetar i Kuvendit ishte Glauk Kojnufca, në pikën e pestë të nenit 12 shkruan: Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë.
Pra rrjedhimisht, vazhdimi i seancës konstituive do duhej të ndodhte para orës të së hënës së , pasi që përafërsisht në këtë orë ishte ndërprerë vazhdimi i seancës të mbajtur më .
