Belen Rodriguez, ish-e dashuara e ish-futbollistit të Milanit, Marco Borriellos, rikthehet të bëjë bujë në rrjetet sociale! “Showgirl”-i argjentinas ka dhuruar një tjetër moment spektakolar nga pushimet, duke tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve me imazhet e saj nga një jaht.
Pas fotove të nxehta me të cilat festoi Argjentinën gjatë Botërorit, ku u shfaq e mbuluar vetëm me flamurin kombëtar, Belen ka vendosur sërish të tregojë anën e saj më sensuale. Këtë herë, protagonist është dushi në jaht, me bukuroshen argjentinase që shijon pushimet në det dhe pozon para kamerës me stilin që e ka bërë prej vitesh një prej figurave më të komentuara të “showbiz”-it.
Fotot e publikuara në rrjetet sociale kanë marrë menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët nuk kanë kursyer komentet dhe komplimentet për Belen.
