Roony Bardghji është një nga lojtarët më të pafat deri më tani. Anësori suedez pësoi një lëndim të rëndë në stërvitje me Barcelonën, duke këputur kështu ligamentet. Bardghji, do t’i nënshtrohet një ndërhyrje gjatë këtyre ditëve teksa do të mungojë nga 6 deri në 7 muaj jashtë fushave.
Ai ishte afër të largohej këtë merkato në formë huazimi apo dhe të shihej plotësisht, por ky lëndim do ta mbajë atë te Barça edhe për një kohë. Sezonin e kaluar kishte bërë 28 paraqitje, duke shënuar 2 gola dhe 4 asistime.
