Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Milot-Rrëshen”. Drejtuesi i automjetit një 25-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burimi:
Bota Sot
