AIP dhe ATK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për mbikëqyrjen e

0%

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim të forcimit të koordinimit ndërinstitucional dhe mbikëqyrjes së subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike në mjedisin digjital, thuhet në njoftimin e AIP ( ). AIP njofton se bashkë me ATK-në do të zhvillojnë inspektime te bizneset online.

“Në kuadër të këtij bashkëpunimi, AIP dhe ATK do të zhvillojnë inspektime të përbashkëta dhe të koordinuara ndaj bizneseve online, faqeve në rrjete sociale, portaleve mediale dhe platformave të tjera digjitale, secila në përputhje me kompetencat e saj ligjore.”- thuhet në .

Sipas AIP, bashkëpunimi vjen si përgjigje ndaj zhvillimit të vazhdueshëm të tregtisë dhe shërbimeve online, si dhe rasteve të evidentuara gjatë monitorimeve dhe trajtimit të ankesave nga AIP, ku janë hasur mangësi në respektimin e kërkesave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe vështirësi në identifikimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitet ekonomik përmes platformave digjitale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

AIP njofton se çfarë do të mbikëqyr njëri institucion e çfarë do të mbikëqyr institucioni tjetër “Gjatë inspektimeve, AIP do të mbikëqyrë ligjshmërinë dhe transparencën e përpunimit të të dhënave personale, përfshirë politikat e privatësisë dhe cookies, bazën ligjore të përpunimit dhe respektimin e të drejtave të subjekteve të të dhënave.

ATK, në kuadër të mandatit të saj, do të verifikojë përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga legjislacioni tatimor.”-bën të ditur AIP. Përmes këtij Memorandumi, dy institucionet synojnë të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi digjital më të sigurt dhe transparent, ku zhvillimi i aktivitetit ekonomik shoqërohet me respektimin e detyrimeve ligjore dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve

Burimi: Kallxo