Ish-komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe ambasadori aktual në Mbretërinë e Bashkuar, Valerii Zaluzhnyi, gëzon nivelin më të lartë të besimit te ukrainasit, sipas një sondazhi të Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev (KIIS). Sipas të dhënave të publikuara, 66% e ukrainasve shprehen se i besojnë Zaluzhnyit, ndërsa 24% thonë se nuk i besojnë.
Bilanci i besimit është +42%. Në vendin e dytë renditet Mykhailo Fedorov, ish-ministër i Mbrojtjes, me 63% besim dhe 16% mosbesim, duke regjistruar bilanc +46%. Ndërsa Kyrylo Budanov, aktualisht shef i Zyrës së Presidentit, gëzon besimin e 61% të të anketuarve, kundrejt 22% që shprehin mosbesim. Bilanci i tij është +39%.
Pas tyre renditet presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili zë vendin e katërt në listën e figurave më të besuara nga qytetarët ukrainas. Sondazhi kombëtar i KIIS u zhvillua gjatë periudhës 6–, duke përdorur një metodë të kombinuar të intervistimit. Në total u zhvilluan 1,808 intervista: 905 përmes telefonit dhe 903 ballë për ballë.
