Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në

0%

Paris Hilton ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve familjare në Itali, teksa u fotografua në një jaht në Sardenjë së bashku me bashkëshortin e saj, Carter Reum. 45-vjeçarja kishte zgjedhur një rroba banje shumëngjyrëshe, të kombinuar me një sarong dhe një kapelë të zezë ku shkruhej “gruaja trofe”.

Ndërsa pozonte, bashkëshorti i saj 45-vjeçar e fotografonte me aparatin e tij, shkruan DailyMail. Çifti, i martuar që nga viti 2021, po shijonte pushimet së bashku me dy fëmijët e tyre, djalin Phoenix, tre vjeç, dhe vajzën London, e cila do të mbushë tre vjeç në nëntor. Hilton dhe Reum i kanë mirëpritur të dy fëmijët përmes nënës zëvendësuese.

Reum ka folur më parë për marrëdhënien mes fëmijëve të tyre, duke e cilësuar si “dhuratën më të madhe” faktin që Phoenix dhe London po rriten krah për krah.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi