Muja: Në qumështoren Vita janë prodhuar brende të tjera të qumështit

0%

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka thënë se në qumështoren Vita (Abrazen) është gjetur se është prodhuar qumësht me emra tjerë tregtarë, të cilat është konstatuar se përmbajnë vaj palme të padeklaruar.

Në një konferencë për media të mbajtur më , Muja ka thënë se brendet të cilat janë prodhuar nga qumështorja Vita (Abrazen) dhe që është konstatuar se përmbajnë vaj palme të padeklaruar janë “My Cow”, “Land Milk” dhe “Holla”. “Në mostrën me numër serik 2930 konstatohet prezenca e vajit të palmës, pa u deklaruar. Dhe pyetja është cili është ai qumësht?

Më në fund, jemi informuar se bëhet fjalë për qumështin “My Cow”. Ata që thonin “barista”, nuk është “barista”, është qumësht lope. Ky është qumështi “My cow”. Kjo është mostra e parë. Do të ishte fer që subjekti ta paraqes edhe këtë analizë. Çdo subjekt serioz i paraqet të gjitha, siç e kërkon ligji. Edhe AUV-i i komunikon të gjitha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mostra tregon praninë e vajit të palmës pa u deklaruar” – ka thënë Muja. Muja ka kërkuar nga Inspektorati i Tregut që të tërheqë nga shitja këto lloj produkte, pasi sipas tij, vazhdon të shitet në markete. “I njëjti qumësht jo vetëm në tregjet tona, por është eksportuar si qumësht edhe në vendet e tjera.

Pyetja që i kam shtruar AUV-it, por si ka mundësi tash një produkt bimor që Republika e Kosovës me marrë përgjegjësinë që është qumësht, sepse kjo e rëndon bukur shumë reputacionin e Kosovës dhe e vendosë pasojat e gjithë sektorit të bulmetit. Në rast se ne bëjmë kësi veprimesh ose i mashtrojmë edhe të brendshmit, por edhe konsuamtorët e jashtëm, nuk është në rregull.

I kam kërku këtu në vendim rishikim të saj. Ky produkt është eksportuar edhe në vendet e tjera, në Maqedoni edhe në Shqipëri” – ka deklaruar Muja. Në pyetjen e KALLXO.com nëse në qumështin “Vita” është gjetur vaj palme i padeklaruar, Muja ka thënë se si ministri nuk merren me emra tregtarë, por ka thënë se sipas raportit të AUV-it, nuk ka një raportim të tillë.

“Tash nëse më thu ti mua që katër herë paradite unë po prodhoj qumësht me vaj të palme, e disi po e gjej një mënyrë që pasdite..unë jam i interesuar me e kuptu atë shkelje. Si ia bëjnë këta njerëz me e prodhu? Po është gjetur një mostër që nuk ka problem, por jo për qumështin pluhur.

Por në rast që brenda subjektit të njëjtë, llotet, produktet janë përzier, atëherë trajtimi dhe mbikëqyrja e shtuar duhet të shkojë edhe për ato produkte që nuk janë konstatuar me një mostër. Ta zëmë me “My Cow” i ke dy mostra që e konstatojnë. Por jo në bazë të raportit të AUV-it, nuk kemi një raportim të tillë” – tha Muja para gazetarëve.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në qumështoren Vita në lidhje me këto deklarata të ministrit Muja dhe është në pritje të përgjigjeve.

Përndryshe, gjatë javës së kaluar (), përmes një konference për media Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se gjatë periudhës prill–korrik 2026 ka zhvilluar një aksion të zgjeruar të kontrollit në sektorin e qumështit dhe produkteve të qumështit, gjatë të cilit janë marrë 495 mostra për analiza laboratorike.

Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së, Bekim Hoxha, tha se aksioni është realizuar në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me fokus në sigurinë ushqimore, autenticitetin e produkteve dhe përputhshmërinë e etiketimit.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), gjatë periudhës prill–korrik 2026 ka realizuar një aksion të zgjeruar të kontrollit në sektorin e qumështit dhe produkteve të qumështit, me qëllim verifikimin e sigurisë ushqimore, autenticitetit të produkteve, përputhshmërisë së etiketimit me legjislacionin në fuqi dhe mbrojtjen e konsumatorit” – deklaroi Hoxha.

Sipas tij, kontrollet janë zhvilluar në të gjithë zinxhirin e sektorit të qumështit. “Janë kryer kontrolle në treg, në njësitë prodhuese, në depo, në pikat kufitare dhe tek operatorët ekonomikë që ushtrojnë aktivitet në sektorin e qumështit” – tha ai. Hoxha njoftoi se gjatë aksionit janë marrë gjithsej 495 mostra, të cilat janë analizuar për një sërë parametrash.

“Si rezultat i këtij aksioni janë marrë gjithsej 495 mostra, të cilat janë analizuar për parametra të ndryshëm të autenticitetit dhe sigurisë ushqimore, duke përfshirë përmbajtjen e yndyrës, proteinës, praninë e vajit të palmës, yndyrave bimore, niseshtesë, amidonit dhe qumështit pluhur” – deklaroi ai.

Menjëherë pas kësaj conference të AUV, qumështorja Vita doli me një reagim publik, duke pretenduar se ministria e Bujqësisë nuk kanë publikuar rezultatet e analizave që mostrave që janë marrë në këtë qumështore. “Rezultatet e analizave të mostrave nuk u publikuan! Ne jemi të bindur që të gjitha produktet tona janë të etiketuara në përputhje me dispozitat ligjore.

Sidoqoftë, Ministria dhe AUVK duhet gjithsesi të dal dhe të i publikoje rezultatet e analizave të mostrave, që tash e 33 ditë nuk po na i dergojnë dhe tanimë janë edhe në shkelje ligjore” – thuhej ndër të tjera në reagimin e Vitas me .

Burimi: Kallxo