Uji në sistemin ujësjellës të Kumanovës është i sigurt për pije, tregojnë analizat e deritanishme nga Qendra për shëndet publik, laboratoi i Stacionit filtrues dhe Institutit për shëndet publik, informoi Toni Jonçevski, udhëheqës i Stacionit filtrues Kumanovë.
Në kushte të vapave të verës, nga furnizimi me ujë thonë se tani për tani nuk ka prishje më të mëdha, por rritja dhe konsumi joracional mund të shkaktojë presion të zvogëluar në pjesët më të larta të qytetit. “Uji në Kumanovë kontrollohet nga 11 vende matëse, mes të cilave është edhe Stacioni filtrues, ndërsa bëhet edhe analiza periodike, të zgjeruara në çdo tre muaj.
Uji nga sistemi ujësjellës në Kumanovë është i sigurt për shfrytëzim sipas rezultateve të deritanishme. Analizat merren edhe nga Qendra pëlr shëndet publik, nga laboratoria e jonë dhe nga Instituti për shëndet publik. Të gjitha analizat deri tani tregojnë se uji është i sigurt për pije”, thotë Jovçevski.
Lidhur me klorin rezidual, Jovçevski shpjegon se bëhet fjalë për klor që shtohet pas pastrimit dhe që ka rolin e mbrojtjes shtesë të ujit në sistemin e furnizimit me ujë.
“Klori rezidual është klori që i shtohet ujit pas pastrimit dhe në fakt është mbrojtësi i ujit të pijshëm, domethënë shërben si mbrojtje kundër ndotjes së mundshme sekondare dhe për shkatërrimin e mikroorganizmave që mund të jenë të pranishëm në ujë”, thotë Jovçevski.
“Duke marrë parasysh që rezervuarët ishin plot këtë vit, ‘Ekonomia e ujërave’ lëshon rregullisht sasi shtesë uji përmes bajpasit, ndërsa përdoren edhe sasitë nga ‘Mitev Most’ dhe ‘Bedinje’. Deri tani, nuk kemi vërejtur ndonjë ndërprerje të madhe të furnizimit me ujë”, thotë Jovçevski.
Megjithatë, në orët e mbrëmjes, posaçërisht gjatë periudhave të konsumit më të lartë, mund të paraqitet presion i zvogëluar në pjesët më të larta të qytetit. Arsyeja për këtë, sipas Jovçevskit, është konsumi joracional në pjesët e poshtme, nga ku merren sasi të mëdha uji, gjë që ndikon në presionin në zonat më të larta.
Nga “Ekonomia e Ujërave” apelojnë që uji në sistem të shfrytëzohet në mënyrë racionale, posaçërisht në periudhat e konsumit më të madh, me qëllim të sigurohet presion stabil dhe furnizim të papenguar për të gjithë shfrytëzuesit.
