Ceuta në alarm, frikë për një tjetër kalim masiv të migrantëve më 15

0%

Autoritetet në Ceuta janë vënë në gatishmëri për një kalim të mundshëm masiv të migrantëve nga Maroku më 15 gusht, pasi në rrjetet sociale po qarkullojnë thirrje për një tjetër përpjekje për të kaluar kufirin.

Frika vjen pak ditë pas fluksit të paprecedentë të migrantëve më 30 dhe 31 korrik, kur rreth 72 mijë persona kaluan kufirin , ndërsa afërsisht 70 mijë prej tyre janë kthyer më pas në Marok, sipas të dhënave të qeverisë spanjolle. Në Ceuta kanë mbetur ende mijëra migrantë, përfshirë qindra fëmijë të pashoqëruar.

Situata ka rënduar kapacitetet e vogla të territorit për ushqim, ujë, strehim dhe shërbime sanitare. Përballë frikës për një përsëritje të situatës, autoritetet kanë marrë masa të jashtëzakonshme. Garda Civile ka pezulluar përkohësisht dhënien e pushimeve dhe lejeve të reja për pjesëtarët e saj të vendosur në Ceuta dhe Melilla. Edhe ushtria është vënë në gatishmëri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Garnizoni i Ceutës ka anuluar pushimet për personelin ushtarak të vendosur në qytet nga 13 gushti deri në një njoftim tjetër , me përjashtim të rasteve të veçanta, raporton Euronews, transmeton Sinjali. Ndërkohë, kreu i qeverisë lokale të Ceutës, Juan Jesús Vivas, ka kërkuar masa më të forta ndaj migrantëve që kanë mbetur në territor, duke e cilësuar situatën si “të paqëndrueshme” .

Autoritetet spanjolle po përpiqen tashmë të parandalojnë një tjetër valë migratore, ndërsa 15 gushti shihet si dita kur mund të tentohet një kalim i ri masiv nga Maroku . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com