Dy persona në Viti kanë raportuar në Polici se ata dhe familjarët e tyre kanë qenë të rrezikuar nga dy predha të fishekëve të armëve të zjarrit. Sipas tyre, predhat dyshohet se kanë ardhur nga një shtëpi e lagjes në të cilën kishte pasur aheng familjar. Për këtë, Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin, i cili ishte përgjegjës i familjes ku po mbahej ahengu.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën, më , rreth orës . Gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij, Policia ka gjetur dhe konfiskuar 30 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Megjithatë, arma nuk është gjetur. I dyshuari, sipas Policisë, ka mohuar se kishte shtënë me armë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti mbetet nën hetime”- thuhet në raportin policor të datës .
