Një replikë e imja eksplicite – edhe atë vetëm me një kusht: në qoftëse përkthimi i deklaratës së politikanit, nga gjuha ukrainase në gjuhën tonë të bukur shqipe, pasi e lexova në një gazetë elektronike dhe pothuajse ma tërhoqi vëmendjen dhe ma imponoi të replikoj, të veteranit të luftës së Ukrainës, bashkëthemeluesit të lëvizjes „Sopata Demokratike“, Yuriy Hudymenko, me një përqindje të lartë është korrekt, në konstelacion me deklaratën e tij PËR deklaratën makabre, të pafytyrë dhe skandaloze të presidentit të vendit të tij, Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy-t, këtë muaj, gusht 2026, me rastin e vizitës së tij në Serbi, konkretisht me rastin e vizitës së Zelenskyy-t te „vëllai i vogël“ i rusit Putin, do të thotë deklaratës kushtuar Pavarësisë së shtetit tonë, Kosovës – PAVARËSISË SË VULOSUR nga GJND-ja në HAGË –, me ç’rast po e citoj, për ata që nuk e njohin drejtësinë, në këtë rast enkas për Volodymyr Zelenskyy-n, se: „GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË (GJND) NË HAGË KONSTATOI MË SE: – SHPALLJA E NJËANSHME E PAVARËSISË SË KOSOVËS MË NUK E KA SHKELUR TË DREJTËN E PËRGJITHSHME NDËRKOMBËTARE.“ Replika në fjalë pothuajse m’u imponua dhe, menjëherë, me këtë opinion timin po e shfrytëzoj rastin që edhe unë, personalisht, në emër të vendlindjes sime, shtetit tonë, Kosovës-Dardanisë, t’i „falënderohem“ zotëriut Yuriy Hudymenko, duke iu përgjigjur se: „PËSHTYMA NË FYTYRËN E NJË VENDI MIK“, nga presidenti juaj Volodymyr Zelenskyy apo nga kushdo që mendon se SHTETIN TONË, KOSOVËN, MUNDET APO DO TË MUNDET NDONJËHERË TA PËSHTYJË, gjithmonë do të hasë në përpjekje të dështuara dhe rrëzëllim në adresë të dërguesit të etiketuar!
RRNOFTË SHTETI YNË, KOSOVA-DARDANI! ZOTI E BEKOFTË! 🙏 P.S. Andaj, edhe „zgjedhja“ e presidentit tuaj, sikurse ishit deklaruar ju – citoj: „E drejta jo normale“ është absurditet ose edhe në kundërshtim me arsyen, e plotësisht e ekzagjeruar! dhe: „E vështira e drejtë“ është iluzion ose, shkurt të thuhet, është perceptim i rremë, si dhe mashtrues i realitetit.
