Ai duhej t’i ndiqte grabitësit. Por, në disa raste, grabitësi ishte vetë ai. André Stander ishte kapiten policie dhe detektiv në Afrikën e Jugut, por pas uniformës fshihte një jetë të dytë. Gjatë viteve ’70, ai nisi të grabiste banka, ndërsa vazhdonte punën si pjesë e policisë.
Ajo që e bën historinë e tij edhe më të pazakontë është mënyra se si vepronte: Stander kryente grabitje edhe gjatë pushimit të drekës, më pas kthehej në punë dhe merrte pjesë në hetimin e krimit që sapo kishte kryer. Mes viteve 1977 dhe 1980, ai besohet se grabiti afro 30 banka dhe përfitoi rreth 100 mijë randë apo rreth gjysmëmilioni euro.
Përfundimisht u zbulua, u arrestua dhe u dënua me 75 vjet burg, megjithëse një pjesë e dënimeve u vuajtën njëkohësisht. Por burgu nuk ishte fundi i historisë. Në vitin 1983, Stander u arratis së bashku me të burgosurin Lee McCall. Më vonë, të dy ndihmuan në arratisjen e Allan Heyl. Treshja formoi atë që mediat e emërtuan “Stander Gang” dhe nisi një seri të re grabitjesh bankash.
Më , banda grabiti tri banka në qendër të Johannesburgut për më pak se një orë . Vetëm disa ditë më vonë, McCall u vra gjatë një bastisjeje policore. Heyl u arratis drejt Evropës, ndërsa Stander iku në Shtetet e Bashkuara. Edhe atje, arratisja e tij nuk zgjati shumë. Më , Stander u përball me një polic amerikan dhe gjatë përleshjes për armën e zyrtarit u qëllua.
Ai vdiq në vendngjarje, në moshën 37-vjeçare . Historia e policit që u kthye në grabitës bankash ishte aq e pazakontë sa vite më vonë u shndërrua edhe në film. Në vitin 2003 u publikua filmi “Stander” , me aktorin Thomas Jane në rolin kryesor.
Një karrierë që nisi me uniformën e policit përfundoi me të në arrati dhe nën ndjekjen e policisë – një prej historive më të pazakonta kriminale të Afrikës së Jugut. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
