Shpërndaje në: Inspekoratiu Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka bërë gjatë orëve të paraditës shtatë inspektime në markete të klasit B dhe C në rajonet e prishtinës dhe Prizrenit lidhur me produktet e qumështit me bazë bimore.
IQMT ka njoftuar se janë vërejtur disa produkte që përmbajnë yndyrë me bazë bimore dhe e cila nuk është deklaruar në këto markete dhe është dhënë urdhër të largohen nga raftet e shitjes., “Produktet e tërhequra gjatë kontrolleve janë: Holla Schmand – 400 gram, Holla Cooking Cream, 1 litër, Magic Krem – 800 gram.
Inspektimet në ditët e radhës, do të vazhdojnë më listën e zgjeruar të produkteve të identifikuara nga AUV dhe të publikuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, thuhet nga Inspektorati.
Në njoftimin e bërë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është treguar edhe për produktet e prodhuara nga kompania Abrazen LLC – Qumështorja Vita, të cilat duhet të tërhiqen nga tregu menjëherë.
“Schmand, 18 %, 180 g, Schmand, 18 %, 800 g, Schmand, 18% 400 g, Holla Dessert 1L, Holla Barista, 3.8%, 1L, Graden Milk, 1L, Holla Cooking Cream, 1L, Mushroom Cream Cheese, 200 g, Qumësht “My Cow” 3.2%, 1L, Qumësht UHT “My Cow” 3.2%, 1L, Qumësht UHT “Land” 3.2%, Djathë i bardhë 100% 250g”, thuhet nga MINTI.
