Man City bën hapin e madh me pasuesin e Rodrit, arrin marrëveshje

0%

Ayyoub Bouaddi ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Manchester Cityn dhe është gjithnjë e më pranë transferimit te kampioni anglez. Sipas gazetarit të njohur për transferime, Fabrizio Romano, përfaqësuesit e 18-vjeçarit kanë finalizuar marrëveshjen për kushtet e kontratës me Manchester Cityn.

Pas marrëveshjes me lojtarin, tani vëmendja është përqendruar te negociatat mes Manchester Cityt dhe Lille, me klubet që duhet të arrijnë marrëveshjen përfundimtare për transferimin. Bisedimet mes dy klubeve tashmë janë në fazë të avancuar dhe pritet që të vazhdojnë në ditët në vijim për të gjetur formulën përfundimtare të marrëveshjes.

Bouaddi, i cili konsiderohet një prej talenteve më premtues të futbollit francez, ka shprehur dëshirën e qartë për t’u transferuar te Manchester City menjëherë. Sipas raportimeve, mesfushori nuk dëshiron të presë deri në vitin 2027 dhe preferon që transferimi të realizohet gjatë kësaj vere.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Manchester City tashmë ka siguruar marrëveshjen me lojtarin dhe tani duhet të mbyllë negociatat me Lille për të kompletuar operacionin. Të dy klubet po vazhdojnë diskutimet dhe gjithçka duket se po shkon drejt finalizimit të transferimit të Bouaddit në “Etihad”./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi