Një mjet i dyshimtë i pashpërthyer është gjetur të shtunën në Gjakovë, ndërsa Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme për sigurimin e vendit të ngjarjes. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës , kur një qytetar ka njoftuar se kishte hasur në një mjet të dyshimtë.
Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po qëndron aty për ta siguruar zonën deri në ardhjen e njësisë kompetente për deminim. Rasti është duke u trajtuar nga organet përkatëse. / Telegrafi
