Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës ka rikthyer në vëmendje disa përgjime të publikuara ditë më parë, të cilat lidhen me procesin e legalizimeve në Prishtinë.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, LVV ka shpërndarë sërish materiale me komunikime të cilat i lidh me pretendimet për legalizime të paligjshme gjatë udhëheqjes së Përparim Ramës në Komunën e Prishtinës, përcjell “Bota sot”.
Në postimin e saj, LVV kërkon që Prokuroria dhe organet e tjera të drejtësisë të hetojnë përmbajtjen e këtyre komunikimeve dhe të zbardhin, siç shprehet partia, të vërtetën rreth tyre. “I mbetet Prokurorisë dhe organeve të tjera të drejtësisë ta zbardhin të vërtetën rreth këtyre komunikimeve dhe legalizimeve të paligjshme nën udhëheqjen e Përparim Ramës.” Postimi i LVV-së:
