Hunter Biden: Shëndeti i Joe Baiden është duke u përkeqësuar

0%

Sot në një intervistë emocionale me BBC Newsnight, Hunter Biden, djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, ka deklaruar se gjendja shëndetësore e babait të tij po përkeqësohet. Sipas tij, kanceri i prostatës, i diagnostikuar në maj 2025 si formë agresive me metastaza në kocka, tani është përhapur më tej. “Kanceri është përhapur, është metastazuar në kockat dhe më tej.

Është bërë shumë i dhimbshëm dhe shumë agresiv”, tha Hunter Biden. Ai e përshkroi situatën si “shumë e trishtë për t’u parë” dhe shtoi se dëshiron që babai i tij ta kaloi sa më leht, sepse gjendja nuk është e mirë. Mirëpo tha Hunter, pavarësisht dhimbjes dhe vështirësive, ish-presidenti 83-vjeçar vazhdon të flasë publikisht për çështjet që i interesojnë dhe mbetet në “qendër të familjes”.

Hunter Biden pranoi gjithashtu se problematikat e tij me varësinë “sigurisht” kanë ndikuar negativisht në jetën dhe shëndetin e babait dhe familjes. Joe Biden vazhdon trajtimin dhe, sipas djalit, të tij Hunter Biden edhe me ndihmën e mjekëve do të vazhdojë të luftojë me kancerin për sa kohë të jetë gjallë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot