Moti sot: Temperaturat deri në 35°C

0%

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, më , moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 35°C. “Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1-4 m/s, lokalisht me intensitet më të lartë”- thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Në përgjithësi, sipas IHMK-së, periudha 10– do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe i nxehtë, me temperatura maksimale deri në 36°C. Dita më e nxehtë pritet të jetë e marta dhe e mërkura (.2026), ndërsa e enjtja () sjell kushte më të favorshme për zhvillimin e vranësirave konvektive, me mundësi për reshje lokale shiu, bubullima dhe stuhi të izoluara.

Temperaturat e larta, së bashku me rrezatimin e shtuar diellor, do të krijojnë ngarkesë termike dhe nivel të lartë deri shumë të lartë të rrezatimit UV. Për shkak të indeksit të lartë UV, rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve –, përdorimi i kremit mbrojtës, kapelës dhe syzeve me mbrojtje UV, si dhe konsumimi i mjaftueshëm i ujit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kujdes të shtuar duhet të kenë fëmijët, të moshuarit dhe personat e ndjeshëm ndaj temperaturave të larta”- thuhet në njoftim. Në sektorin e bujqësisë, sipas IHMK-së, kushtet do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave, por kërkesa për ujë do të mbetet e lartë për shkak të temperaturave dhe evapotranspirimit të shtuar.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës do të përcjellë në vazhdimësi situatën meteorologjike dhe, në rast të ndonjë ndryshimi eventual të kushteve të motit apo zhvillimit të dukurive të tjera meteorologjike, do ta njoftojë me kohë opinionin publik për zhvillimet dhe parashikimet e reja.

Burimi: Kallxo