Vrasja e 21-vjeçarit me kallashnikov në Korçë, policia me pamje nga

0%

Është arrestuar i dyshuar i vrasjes së ndodhur pasditen e djeshme në Korçë, ku humbi jetën një 21-vjeçar. Sipas njoftimit thuhet se Policia e Shtetit bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. S., 20 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar se ka vrarë me armë zjarri, kallashnikov, shtetasin J. Z., 21 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje, rreth orës , në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, në Korçë. Vrasja në Korçë, arrestohet i dyshuari pranë banesës së tij Sipas Policisë, mes disa shtetasve ka pasur një konflikt për motive të dobëta, i cili më pas është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë e të shtënave, 21-vjeçari J. Z. ka humbur jetën.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i krimit, duke bërë që shërbimet e Policisë të nisin menjëherë kërkimet për lokalizimin e tij. Pas disa orësh kërkimesh intensive nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, 20-vjeçari është lokalizuar dhe kapur në lagjen nr. 3, në afërsi të banesës së tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ka bërë të mundur edhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, një pushkë automatike, e dyshuar se është përdorur në kryerjen e krimit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për dokumentimin ligjor të saj.

Burimi: Telegrafi