Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit aksidentalisht nga automjeti i babait të saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës , në një parkim privat pranë plazhit në Ksamil. Sipas njoftimit të Policisë, babai i së miturës, shtetasi E.
M., ishte duke kryer manovrën e parkimit me automjetin tip “Audi”, kur dyshohet se ka goditur aksidentalisht vajzën e tij 4-vjeçare. Si pasojë e përplasjes, e mitura ka humbur jetën në vendngjarje. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
