Pesë shtetas pakistanezë gjenden në një banesë me qira në Ferizaj,

0%

Policia e Kosovës ka siguruar informacione se në banesën e një personi (shtetas i Shqipërisë) të cilën e kishte me qira, gjenden pesë persona me shtetësi pakistaneze. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës , në Ferizaj.

Tutje siç thuhet në raport si rezultat i veprimeve policore në vendin e ngjarjes janë hasur personat si dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pasaporta dhe shtatë leje qëndrimi të Qipros, një letërnjoftim pakistanez, katër pasaporta të Bangladeshit, një pasaportë e Nepalit, një ID e Nepalit, një patent shofer i Pakistanit dhe një qelës veture.

“Viktimat janë dërguar në Qendrën e pritjes në Vranidoll, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në raport.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi