Portieri i talentuar, Art Selaci, ka zënë vend në shtatëshen më të mirë të “Men’s 18 EHF Championship II” që të dielën përfundoi në Telavi të Gjeorgjisë. Portieri i Kombëtares sonë është dalluar me pritje gjatë gjithë Evropianit dhe është përzgjedhur në ekipin më të mirë të kampionatit. Selaci vlerësohet portier me potencial për të ardhmen.
Dhe talentin që e ka e ka dëshmuar gjatë këtij Evropiani. Evropianin II e fitoi Bullgaria. Në finale bullgarët fituan ndaj Gjeorgjisë.
Burimi:
Bota Sot