Merret vendimi për yllin e Kombëtares

0%

Stavro Pilo do të vijojë të mbetet pjesë e AEK-ut të Athinës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi grek ka njoftuar rinovimin me mbrojtësin shqiptar që nënshkroi një kontratë 4-vjeçare, pra deri në vitin 2030. Me AEK-un, Pilo u shpall dhe kampion i Greqisë dhe përgjatë gjithë sezonit të kaluar rezultoi mjaft kyç me rolin e tij në prapavijë si mbrojtës i krahut të majtë.

Po ashtu, vlen të theksohet se vlerat e tij u panë edhe në Conference League, kur dha asistin vendimtar në fitoren 3-1 në favor të skuadrës së tij përballë Rayo Vallecanos. Kujtojmë se te gjigantët grekë, luan dhe futbollisti tjetër i Kombëtares shqiptare, portieri Thomas Strakosha. Edhe ky, pjesë “kyçe” e formacionit startues.

Sa i përket paraqitjes me fanelën e Kombëtares, ai mori besimin e ish-trajnerit Sylvinho që i dha mundësinë e debutimit më 26 mars të këtij viti në gjysmëfinalen e “play off” të kualifikueseve të Kupës së Botës. Pilo është gjithashtu pjesë e planeve të trajnerit Rolando Maran, me italianin që e ftoi në miqësoren përballë Izraelit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot