Pingpongistët e Kosovës u prezantuan me sukses në Itali

0%

Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong ka mbyllur me sukses garën `International Table Tennis Transalpine Trophy & Mediterranean Cup 2026`, që u mbajt në Itali, duke u renditur ndër katër ekipet më të suksesshme të turneut. Në garat individuale, Zana Bllaca u rendit në pozitat 5–8, Arijon Krasniqi në 9–16, ndërsa Matin Hasani dhe Erina Vranovci në pozitat 17–32.

Federata e Pingpongut e Kosovës e cilësoi paraqitjen si të suksesshme, duke theksuar përkushtimin e ekipit dhe përvojën e fituar në arenën ndërkombëtare.

“Pas një rrugëtimi të fortë dhe plot ndeshje të luftuara, Kosova përfundon garën duke u renditur ndër 4 ekipet më të suksesshme në këtë kampionat, duke dhënë një paraqitje dinjitoze dhe duke fituar përvojë të çmuar në këtë garë ndërkombëtare. Krenarë me ekipin tonë për përkushtimin dhe mënyrën se si përfaqësuan Kosovën në arenën ndërkombëtare. Një tjetër hap përpara. Një tjetër përvojë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një tjetër arsye për të qenë krenarë”, ka shkruar Federata e Pingpongut e Kosovës.

Burimi: Bota Sot